Domi Foundation

Nga një hapësirë bosh në një vend ku fëmijët luajnë çdo ditë

Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” tashmë kanë një ambient sportiv ku kalojnë një pjesë të mirë të ditës së tyre. Pak javë pas restaurimit të kësaj hapësire nga Fondacioni Domi, salla është kthyer në një vend të mbushur me energji, lojë dhe aktivitet, duke u bërë pjesë e rutinës së përditshme të fëmijëve.

Ajo që dikur ishte një ambient jo funksional, sot është një sallë e pajisur me mjete të ndryshme sportive, ku fëmijët praktikojnë joga, meditim, ushtrime fizike, luajnë ping pong, basketboll, futboll, kërcejnë me litar dhe zhvillojnë aktivitete të tjera që i ndihmojnë të qëndrojnë aktivë dhe të kalojnë kohë cilësore së bashku. Kjo hapësirë nuk është vetëm një sallë sportive, por një vend ku ata argëtohen, bashkëpunojnë dhe krijojnë kujtime të bukura çdo ditë.

Restaurimi dhe pajisja e ambientit u realizuan nga Fondacioni Domi me qëllimin për t’u krijuar fëmijëve kushte më të mira për zhvillimin fizik dhe social. Sot, vetëm pak javë më vonë, projekti po jeton përmes zërave, buzëqeshjeve dhe energjisë së tyre.

Gjatë inaugurimit të hapësirës sportive, Presidenti i Fondacionit Domi, Z. Dervish Domi, ritheksoi se mbështetja për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” nuk do të kufizohet vetëm në këtë projekt. Ai theksoi se fëmijët do të jenë gjithmonë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga kompanitë e grupit Atlas dhe se dyert e fondacionit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta.

Mbështetja e vazhdueshme e kompanive të Korporatës Atlas, i jep mundësi Fondacionit Domi të zhvillojë projekte me ndikim të qëndrueshëm në komunitet. Kompanitë Atlas Mills, Ola Foods, Besniku, Edil Centro, Atlas Energy dhe Atlas Development janë mbështetësit kryesorë të fondacionit dhe kontribuojnë në realizimin e nismave që sjellin ndryshime konkrete në jetën e njerëzve.

Për Fondacionin Domi, një projekt nuk përfundon në ditën e inaugurimit. Vlera e tij matet me ndikimin që krijon në vazhdimësi. Sot, çdo buzëqeshje, çdo lojë dhe çdo moment i kaluar në këtë hapësirë sportive është dëshmia më e mirë se një investim i bërë me zemër mund të vazhdojë të sjellë gëzim çdo ditë.

Shpërnda në rrjete sociale:

Projekte të tjera

Fondacioni Domi rikonstrukton dhe pajis hapësirën sportive të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë

Lexo më shumë

Fondacioni Domi mbështet nismën humanitare “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”

Lexo më shumë

Ndërhyrje urgjente për 66-vjeçaren nga Laçi në Tiranë!
Fondacioni Domi mundëson operacionin në ‘Zoja e Këshillit të Mirë’

Lexo më shumë