2026 Fondacioni Domi.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Unë mendoj se me punë dhe me djersë, njeriu mund të arrijë shumë në jetë, por gjithmonë duhet të mendojë edhe për të tjerët, që kanë më pak fat dhe më pak mundësi. Janë vlerat njerëzore që i japin vlerën e vërtetë arritjeve dhe suksesit.
Fondacioni DOMI është pjesë e Atlas Corporation, themeluar nga Presidenti z. Dervish Domi, me qëllimin për të qenë pranë njerëzve dhe për të kontribuar në zhvillimin social, arsimor dhe ekonomik të qytetarëve shqiptarë.
Ne punojmë me përkushtim për të krijuar mundësi, për të ofruar ndihmë konkrete dhe për të mbështetur kauza që prekin jetën e njerëzve çdo ditë.
Çdo vit, Fondacioni DOMI ndërmerr një nismë madhore që zbatohet në periudha të caktuara, përmes aktiviteteve dhe kontributeve të ndryshme.
Krahas nismës kryesore, fondacioni mbështet edhe kauza të tjera sociale, duke bashkëpunuar me organizata, institucione dhe iniciativa të tjera në nivel kombëtar dhe rajonal.
Statistikat e fondacionit deri në vitin 2026.
Sa njerëz kanë përfituar
Sa të rinj kanë qënë pjesë
Sa trajnime janë kryer
Sa persona me aftësi të kufizuara janë ndihmuar
Të nderuar Miq,
Bukëdhënia dhe bamirësia ka qenë përherë traditë e shqiptarit. Jo më kot, thuhet se “Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut”.
Nisur nga kjo traditë, kompanitë e Atlas Corporation qysh prej fillimeve të tyre, i kanë dhënë rëndësi mbështetjes së njerëzve tanë të mirë, të cilët kanë qenë në nevojë. Besniku Shpk, e më pas Atlas Mills, e së fundmi edhe Ola Foods, kanë ndërmarrë fushata dhe nisma sociale.
Jemi përpjekur të lehtësojmë sa kemi mundur çështje dhe probleme sociale. Ne do bëjmë detyrën tonë, aq sa të kemi mundësi duke ndikuar sado pak për mirë në jetën e njerëzve.
Për këtë arsye, themeluam Fondacionin Domi. Përmes fondacionit, synojmë të strukturojmë të gjitha nismat sociale të kompanive dhe të kemi një kontribute më të mëdha për familjet me të ardhura të ulëta, njerëzit në nevojë ose me aftësi të kufizuara, nxënësit dhe studentët, etj. Bashkimi i projekteve tona sociale nën çatinë e Fondacionit do të sjellë një sinergji të re nga kompanitë tona dhe më shumë ndikim tek shtresat në nevojë.
Atlas Corp punon përditë për të sjellë bukën në tryezat shqiptare. Dhurimi dhe përgjegjësia sociale sigurisht që janë të thelbin e punës sonë të përditshme.
Synojmë të kemi çdo vit një nismë qendrore që do të trajtojë një problem social, duke synuar ndërgjegjësimin e më tej trajtimin e kësaj çështjeje përmes aktiviteteve, ndihmave, mbështetjeve, dhurimeve, etj.
Mbetemi të hapur për të gjitha kompanitë partnere në këtë bashkëpunim në të mirë të shoqërisë shqiptare. Askush nuk varfërohet se dhuron! E anasjellta është e vërtetë.
Siç e thotë edhe fjala e lashtë shqiptare: Bashkimi bën fuqinë! Bashkohuni me Fondacionin Domi në këtë nismë!
Ju faleminderit.
Dervish Domi
Kryetar
Behar Domi
Nënkryetar
Gazmend Domi
Anëtar
Bashkim Domi
Anëtar
Përparim Domi
Anëtar
Danjela Vladi
Sekretar i Fondacionit
Të krijojmë mundësi reale për zhvillim, përfshirje dhe dinjitet njerëzor, duke ndihmuar njerëzit dhe komunitetet të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.
Ne besojmë se çdo njeri ka të drejtë të arsimohet, të ushqehet, të jetojë me dinjitet dhe të ndjehet pjesë e një komuniteti që kujdeset.
Fushat ku përqendrohet veprimtaria dhe angazhimi ynë.
Ne besojmë se askush nuk duhet të përballet me mungesën e ushqimit. Përmes partneriteteve me Atlas Mills dhe Ola Foods, mbështesim familjet në nevojë duke ju siguruar atyre produkte ushqimore bazë.
Kujdesemi për ruajtjen e traditave dhe forcimin e lidhjeve njerëzore në vendet ku kemi rrënjët tona.
Në zona si Kukës, Maminas dhe Tiranë, mbështesim nisma lokale, kulturore dhe sociale.
Trashëgimia është identitet, dhe ne punojmë që ajo të vazhdojë të jetojë në brezat e rinj.
Fondacioni DOMI beson se një shoqëri funksionon mirë vetëm kur është gjithëpërfshirëse dhe u jep mundësi të barabarta të gjithëve.
Përmes programeve tona për personat me aftësi të kufizuara, ofrojmë mbështetje edukative, trajtime, asistencë dhe aktivitete që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.
Organizojmë evente, aktivitete dhe gala për mbledhje fondesh dhe ndërgjegjësim mbi çështje të rëndësishme shoqërore.
Një nga iniciativat e veçanta është “Pasta Art Day”, ku fëmijët e shtëpisë së fëmijës krijojnë vepra arti që shiten në event, dhe të ardhurat përdoren për mbështetjen e tyre. Këto aktivitete janë shembull i bashkëpunimit ndërmjet komunitetit, kompanive dhe individëve për një qëllim të përbashkët.
Projekt 1
Projekt 2
Projekt 3