Domi Foundation

Fondacioni Domi mbështet nismën humanitare “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”

Fondacioni Domi pati kënaqësinë të mbështesë nismën humanitare “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Aktiviteti u zhvillua në Piramidën e Tiranës ku mblodhi së bashku qytetarë, institucione, organizata dhe përfaqësues të biznesit.

Si sponsor i kësaj nisme, Fondacioni Domi, pjesë e Korporatës Atlas, ishte i pranishëm për të mbështetur një kauzë të rëndësishme të solidaritetit njerëzor, dhurimin vullnetar të gjakut. Kontribues të kësaj nisme ishte i gjithë grupi Atlas me kompanitë e saj Ola Foods, Atlas Mills, Besniku, Atlas Energy, Atlas Development, si edhe Edil Centro. Përmes pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, fondacioni synon të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen e qytetarëve në iniciativa me ndikim pozitiv.

Dhurimi i gjakut mbetet një nevojë e vazhdueshme për sistemin shëndetësor dhe një kontribut i çmuar për pacientët që kanë nevojë për trajtime apo ndërhyrje mjekësore. Pikërisht për këtë arsye, nismat si “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë” kanë një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e qytetarëve. Në këtë rast qytetarët treguan një dëshirë të madhe për të qenë pjesë e këtij kontributi ku një pjesë shumë e madhe u bashkuan për të dhuruar gjak, ndër to edhe përfaqësues të vetë fondacionit.

Për Fondacionin Domi, kjo lloj mbështetjeje sociale është pjesë e misionit të Korporatës Atlas duke u gjendur sa më pranë kauzave të tilla dhe projekteve sociale. Kompanitë e Grupit Atlas kanë qenë prej vitesh organizuese dhe promotorë të projekteve të përgjegjësisë sociale të korporatës. Korporata Atlas, kryesisht Fondacioni Domi falenderon ATTSO-n, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në realizimin e kësaj nisme me vlerë.

Shpërnda në rrjete sociale:

Projekte të tjera

Fondacioni Domi rikonstrukton dhe pajis hapësirën sportive të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë

Lexo më shumë

Ndërhyrje urgjente për 66-vjeçaren nga Laçi në Tiranë!
Fondacioni Domi mundëson operacionin në ‘Zoja e Këshillit të Mirë’

Lexo më shumë