Afër njerëzve, me përkushtim dhe vepra.

Unë mendoj se me punë dhe me djersë, njeriu mund të arrijë shumë në jetë, por gjithmonë duhet të mendojë edhe për të tjerët, që kanë më pak fat dhe më pak mundësi. Janë vlerat njerëzore që i japin vlerën e vërtetë arritjeve dhe suksesit.

- Presidenti z. Dervish Domi

Rreth Nesh

Fondacioni DOMI është pjesë e Atlas Corporation, themeluar nga Presidenti z. Dervish Domi, me qëllimin për të qenë pranë njerëzve dhe për të kontribuar në zhvillimin social, arsimor dhe ekonomik të qytetarëve shqiptarë.

Ne punojmë me përkushtim për të krijuar mundësi, për të ofruar ndihmë konkrete dhe për të mbështetur kauza që prekin jetën e njerëzve çdo ditë.

Çdo vit, Fondacioni DOMI ndërmerr një nismë madhore që zbatohet në periudha të caktuara, përmes aktiviteteve dhe kontributeve të ndryshme.

Krahas nismës kryesore, fondacioni mbështet edhe kauza të tjera sociale, duke bashkëpunuar me organizata, institucione dhe iniciativa të tjera në nivel kombëtar dhe rajonal.

Të dhëna nga Fondacioni

Statistikat e fondacionit deri në vitin 2026.

Sa njerëz kanë përfituar

10 +

Sa të rinj kanë qënë pjesë

10 +

Sa trajnime janë kryer

10 +

Sa persona me aftësi të kufizuara janë ndihmuar

10 +

Mesazhi i Presidentit

Të nderuar Miq,

Bukëdhënia dhe bamirësia ka qenë përherë traditë e shqiptarit. Jo më kot, thuhet se “Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut”.

Nisur nga kjo traditë, kompanitë e Atlas Corporation qysh prej fillimeve të tyre, i kanë dhënë rëndësi mbështetjes së njerëzve tanë të mirë, të cilët kanë qenë në nevojë. Besniku Shpk, e më pas Atlas Mills, e së fundmi edhe Ola Foods, kanë ndërmarrë fushata dhe nisma sociale.

Jemi përpjekur të lehtësojmë sa kemi mundur çështje dhe probleme sociale. Ne do bëjmë detyrën tonë, aq sa të kemi mundësi duke ndikuar sado pak për mirë në jetën e njerëzve.

Për këtë arsye, themeluam Fondacionin Domi. Përmes fondacionit, synojmë të strukturojmë të gjitha nismat sociale të kompanive dhe të kemi një kontribute më të mëdha për familjet me të ardhura të ulëta,  njerëzit në nevojë ose me aftësi të kufizuara, nxënësit dhe studentët, etj. Bashkimi i projekteve tona sociale nën çatinë e Fondacionit do të sjellë një sinergji të re nga kompanitë tona dhe më shumë ndikim tek shtresat në nevojë.

Atlas Corp punon përditë për të sjellë bukën në tryezat shqiptare. Dhurimi dhe përgjegjësia sociale sigurisht që janë të thelbin e punës sonë të përditshme.

Synojmë të kemi çdo vit një nismë qendrore që do të trajtojë një problem social, duke synuar ndërgjegjësimin e më tej trajtimin e kësaj çështjeje përmes aktiviteteve, ndihmave, mbështetjeve, dhurimeve, etj.

Mbetemi të hapur për të gjitha kompanitë partnere në këtë bashkëpunim në të mirë të shoqërisë shqiptare. Askush nuk varfërohet se dhuron! E anasjellta është e vërtetë.

Siç e thotë edhe fjala e lashtë shqiptare: Bashkimi bën fuqinë! Bashkohuni me Fondacionin Domi në këtë nismë!

Ju faleminderit.

Dervish Domi

- Kryetar i Bordit të Fondacionit Domi

Bordi Drejtues

Dervish Domi

Kryetar

Behar Domi

Nënkryetar

Gazmend Domi

Anëtar

Bashkim Domi

Anëtar

Përparim Domi

Anëtar

Danjela Vladi

Sekretar i Fondacionit

Misioni ynë

Të krijojmë mundësi reale për zhvillim, përfshirje dhe dinjitet njerëzor, duke ndihmuar njerëzit dhe komunitetet të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Ne besojmë se çdo njeri ka të drejtë të arsimohet, të ushqehet, të jetojë me dinjitet dhe të ndjehet pjesë e një komuniteti që kujdeset.

Fushat tona kryesore të veprimtarisë

Fushat ku përqendrohet veprimtaria dhe angazhimi ynë.

Edukim dhe fuqizim
i brezave të rinj

Edukimi është themeli i zhvillimit të qëndrueshëm. Përmes bursave, trajnimeve dhe praktikave profesionale me Atlas Academy, i japim të rinjve mundësinë të përmirësojnë njohuritë, të fitojnë aftësi praktike dhe të ndërtojnë një karrierë të sigurt. Shkollat dhe programet tona mbështeten në infrastrukturë moderne dhe standarde bashkëkohore të mësimdhënies.

Ndihmë për familjet në nevojë

Ne besojmë se askush nuk duhet të përballet me mungesën e ushqimit. Përmes partneriteteve me Atlas Mills dhe Ola Foods, mbështesim familjet në nevojë duke ju siguruar atyre produkte ushqimore bazë.

Komuniteti dhe trashëgimia kulturore

Kujdesemi për ruajtjen e traditave dhe forcimin e lidhjeve njerëzore në vendet ku kemi rrënjët tona.

Në zona si Kukës, Maminas dhe Tiranë, mbështesim nisma lokale, kulturore dhe sociale.  

Trashëgimia është identitet, dhe ne punojmë që ajo të vazhdojë të jetojë në brezat e rinj.

Mbështetje dhe gjithëpërfshirje për personat me aftësi të kufizuara

Fondacioni DOMI beson se një shoqëri funksionon mirë vetëm kur është gjithëpërfshirëse dhe u jep mundësi të barabarta të gjithëve.

Përmes programeve tona për personat me aftësi të kufizuara, ofrojmë mbështetje edukative, trajtime, asistencë dhe aktivitete që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.

Nisma dhe partneritete për ndikim pozitiv në shoqëri

Organizojmë evente, aktivitete dhe gala për mbledhje fondesh dhe ndërgjegjësim mbi çështje të rëndësishme shoqërore.

Një nga iniciativat e veçanta është “Pasta Art Day”, ku fëmijët e shtëpisë së fëmijës krijojnë vepra arti që shiten në event, dhe të ardhurat përdoren për mbështetjen e tyre. Këto aktivitete janë shembull i bashkëpunimit ndërmjet komunitetit, kompanive dhe individëve për një qëllim të përbashkët.

Projektet Tona

Projekt 1

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.

Projekt 2

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.

Projekt 3

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.